Flash

Ajax, larg duart nga Ten Hag: gati rinovimi

Lapsi.al 18 April 2019
Ajax, larg duart nga Ten Hag: gati rinovimi

Ajax është tashmë tregu më i lakmuar i Europës, e jo vetëm për lojtarët impresionues që arritën gjysëmfinalen e Champions League. Nëse dikush kishte menduar për të, më mirë të nisë të shohë për alternativa. Erik ten Hag, tekniku zbulim i Ajax të mrekullueshëm, që eleminoi Real Madrid e Juventus nga turneu, nuk preket. Këtë të paktën bën të ditur Drejtori Sportiv i hollandezëve Marc Overmars, që ka shpejtuar të saktësojë përmes "De Telegraaf": "Në këto ditë do të takohemi (me ten Hag) e do ti qartësojmë gjërat. Besoj nuk do të ketë probleme. Rinovimi i kontratës duket një zgjidhje e mirë për Ajax".

Një deklaratë parandaluese për këdo që kishte hedhur sytë nga tekniku e futbolli i tij evolues, spektakolar e natyrisht pragmatist sa duhet. Ten Hag, në skadencë në verën e 2020, në fund me shumë mundësi do të vazhdojë të qendrojë tek Heshtarët, por nuk përjashtohet që ndonjë klub i rëndësishëm të provojë ta shkëpusë nga Ajax. Për të qenë të qartë, pankinat në rrezik nëpër Europë nuk janë edhe aq të pakta. Ndërkohë, në pritje të ndonjë tentative të fortë për ten Hag, Ajax është pozicionuar: ai, loja e tij dhe idetë shkëlqyese nuk preken.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI