Flash

Wanda Nara bën një premtim dhe shpërthen në lot: "Nuk jam shtrigë".

Lapsi.al 19 April 2019
Wanda Nara bën një premtim dhe shpërthen në lot: "Nuk

Wanda Nara, bashkëshortja dhe agjentja e Mauro Icardi, ka dashur të qartësojë situatat sportive dhe jo, duke shfaqur anën e saj të brishtë, atë që ndoshta shumëkush nuk ia kishte dalluar: "Mauro Icardi tani është më i qetë. I përqafon të gjithë, sepse ka patur gjithnjë një raport të bukur me shokët. Do të jemi këtu edhe vitin e ardhshëm", kështu Nara ka bërë premtimin për tifozët zikaltër në Verissimo të Canale 5.

Wanda është kthyer edhe në argumentin e konfliktit me të kunatën Ivana, e pikërisht aty ka shpërthyer në lot: "Nuk jam një shtrigë. Ne e kemi ndihmuar gjithnjë familjen. Ivana ka ardhur në shtëpinë time rreth dy muaj më parë e ne i hapëm dyert asaj dhe të dashurit të saj, që është edhe ai futbollist. Ivana nuk ësht e sinqertë. Mauro është një njeri i mirë, jo vetëm ndihmon shtëpinë, por edhe njerëz që nuk i njohim. Kur e motra shkonte në universitet i dhuroi një makinë për ta ndihmuar. Ajo flet keq për të vëllain, kjo nuk ka cmim!".

E pastaj një shigjetë tjetër për Ivanën, protagoniste në Grande Fratello: “Ajo e ka kuptuar si të bëhesh personazh. Ivana do vetëm të fitojë cmimin e reality-show. Në Argjentinë thoshte krejt të kundërtën e asaj që thotë tani, por nuk bëhet karrierë duke diskredituar vëllain dhe kunatën”.

Të këshilluara

FOTO/ Arsenal ironi me Napolin: "Gunnorrah"

Arsenal fluturon në gjysëmfinale të Europa League dhe shpreh gjithë lumturinë në një postim në Twitter, duke u tallur me serialin e famshëm në Tv 'Gomorra': në ...

14:55

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI