Flash

Video/ City rikthehet lider në Premier: pa VAR Tottenham i mungon një penallti, Liverpool i tërbuar

Lapsi.al 20 April 2019
Video/ City rikthehet lider në Premier: pa VAR Tottenham i mungon një
Një ndeshje që mund të bënte diferencën në luftën për titull, katër javë nga mbyllja e Premier League, por që në fakt përmes polemikave ka risjellë në krye të kampionatit Manchester City. Skuadra e Guardiolës është hakmarrë shumë shpejt për eleminimin nga Champions, pikërisht nga Spurs të mërkurën. https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/jo/joVl.mp4 Në Etihad ka qenë gati një 'deja vu' e sfidës së parë, me formacionin e Guardiolës në gol pas pesë minutash lojë. Philip Foden vendosi ndeshjen, për fatin e mirë të Guardiolës, që kërkonte të linte pas sa më shpejt dëshpërimin për daljen nga Europa. Titulli kampion do të ishte një justifikim i mirë për Citizens dhe spanjollin, por nëse janë në pozita ende kryesuese kjo është edhe për favorin që iu bë në këtë sfidë: në pjesën e dytë në një aksion të Tottenhamit ku përfshihet Dele Alli, Kyle Walker e preku topin me dorë, por për arbitrin nuk ishte penallti. Një episod deciziv në Champions vendosi kualifikimin e Tottenham Hotspurs, duke anulluar golin e Sterling për pozicion jashtë loje, pas sinjalizimit të VAR. Por teknologjia në ndihmë të arbitrave nuk është prezente në Premier dhe Manchester City me 86 pikë, kalon në renditje një Liverpool të tërbuar nga mundësia e humbur, e që në katër javët e mbetura duhet të rikuperojë një pikë disavantazh ndaj skuadrës së Guardiolës, që me këtë ritëm vështirë se mund të ndalet, edhe pse përpara ka derbin e Manchester.

Të këshilluara

San Siro lëkundet: në Milano bie alarmi

Në kohë kur flitet për shkatërrimin, duke se edhe San Siro po rebelohet. Meazza po lëviz shumë dhe "oshilacionet anomale" të unazës së tretë kanë bërë që të bje...

11:32

Juventus, pika vendimtare përpara revolucionit

Përsëri në Stadium, në vendin e krimit, për të provuar të rigjejë buzëqeshjen në fund të një të përpjete që i ka lënë bardhezinjtë pa frymë. Juventus-Fiorentina...

11:13

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI