Flash

Video/ Partizani me 10 lojtarë fundos Kastriotin: titulli duhet ende të presë

Lapsi.al 20 April 2019
Video/ Partizani me 10 lojtarë fundos Kastriotin: titulli duhet ende

Alternativa e vetme e Kastriotit ishte fitorja, por ta merrje kundër kryesuesve të Partizanit nuk ishte edhe aq e thjeshtë: përfundon 1-1 në Redi Maloku, rezultat që nuk i mjafton krutanëve, dëshpërimisht në kërkim të ngushtimit të pikëve që i ndajnë me Tiranën, por që sa më shumë afrohet fundi i kampionatit aq më i madh duket hendeku. Nuk i mjafton edhe të kuqve të Gegës, për 30 minuta me 10 lojtarë, që për të zyrtarizuar titullin duhet të presin akoma. E megjithatë në një ndeshje të luftuar, kurajo e treguar nga formacioni i Devollit vlen për tu përmendur.

Llojin e ndeshjes që e priste Gega e kishte imagjinuar, por suksesin e inteligjencës taktike të teknikut e vonoi vetëm flamuri i asistentit që ndaloi Hilën të festonte, duke e gjetur në pozicion jashtë loje. Pika e ndryshimit të lojës agresive të mesfushës, sepse Kastrioti e kuptoi cfarë rrezikonte dhe me krosimet në krahët dhe goditjet standarte u mundua të bënte të vlente prezencën në zonën kundërshtare me shumë lojtarë. Krutanët kishin dëshirë, por pak ide, në telashe edhe sepse të kuqtë me digën para mbrojtjes bllokuan Shehun dhe i shkaktuar Devollit ndarjen e reparteve.

Gjërat u komplikuan për Kastriotin 10 minuta pas rifillimit dhe këtë herë nuk ka asnjë flamur të ndalojë Mensah ti gëzohet avantazhit. Me fat sulmuesi që gjeti në këmbë topin, me fat edhe Kastrioti që kthehet në lojë, ende pa ndjerë goditjen e marrë. Në 58 historia përsëritet në zonën e Partizanit dhe devijimin e duhur e gjen Shehum që barazoi ndeshjen, edhe pse Partizanit llogaritë nuk i dalin. Nuk i dalin sepse një minutë më pas Rexhepi merr kartonin e dytë të verdhë dhe Partizani mbetet në inferioritet. E gjithë ofensiva e Devollit përplaset tani në idenë fikse të të kuqve për tu mbrojtur. E legjitimoi zëvëendësimi i Gegës me Cinarin për Bardhin, ndërsa gjirokastriti i pankinës së Kastriotit provoi gjithcka për gjithcka me Vatnikajn e Pepën. Deciziv Hoxha 14 minuta nga fundi në konkluzionin e fortë të Shehu dhe është pritja më e bukur e ndeshjesm edhe pse në fund I duhet Cekrezit të bëhet mur përballë Çinarit, për të shmangur humbjen në të katërtën shtesë.

Partizani ka kohë për titullin, krutanët jo për mbijetesën: 31 pikë dhe një barazim që ndonëse kundër Partizanit duhet të ketë rëndësi të vecantë, nuk e ka. Nuk e ka sepse Kastriotit i duhej fitorja dhe ajo mungoi, duke i lënë shijen e kapitullimit Devollit.

Të këshilluara

San Siro lëkundet: në Milano bie alarmi

Në kohë kur flitet për shkatërrimin, duke se edhe San Siro po rebelohet. Meazza po lëviz shumë dhe "oshilacionet anomale" të unazës së tretë kanë bërë që të bje...

11:32

Juventus, pika vendimtare përpara revolucionit

Përsëri në Stadium, në vendin e krimit, për të provuar të rigjejë buzëqeshjen në fund të një të përpjete që i ka lënë bardhezinjtë pa frymë. Juventus-Fiorentina...

11:13

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI