Flash

Selmani i pakalueshëm për Skënderbeun: Laçi mendon Europën me golin e Shtubinës

Lapsi.al 20 April 2019
Selmani i pakalueshëm për Skënderbeun: Laçi mendon

Laci nuk ka hequr dorë nga Europa dhe e bën të qartë me fitoren 1-0 përballë Skënderbeut, duke i parakaluar madje në renditje. Vendosi Shtubina, por nëse skuadra e Starovës ka dalë me tre pikë nga fusha merita është e gjitha e Gentian Selmanit, që i vetëm ndali cdo tentativë të korcarëve, madje edhe Bregun nga 11 metra. Kurbinasit vinin nga humbja dhe kishin përballë një skuadër me moral të lartë, pas suksesit me Kastriotin dhe zërave për një situatë premtuese në CAS.

E në fakt, bardhekuqtë e vunë në provë të vështirë kundërshtarin, me daljet e shpejta të Bregut e Gripshi, por që fillimisht e patën të vështirë të inkuadronin portën kundërshtare. Ritëm i lartë dhe përmbysje frontesh në situate kundërsulmesh, por golin do ta gjejnë bardhezinjtë. Oktopu nuk pati qetësinë të bëjë pasimin e duhur tek Xhixha, por sulmuesi bën veprimin e duhur në të 30 kur me kokë shërbeu për Shtubinën, që vendosi avantazhin në një përgjumje totale të Skënderbeut. Reagimi i korcarëve është i fortë, por fati i keq i tyre është se gjetën përballë një Selmani monumental.

Kapiteni i bardhezinjve ndaloi cdo tentativë të drejtuar portës, nga silura e Ditës deri tek goditja e dënimit e Radas, ndërsa porta kurbinase duket e mallkuar për Skënderbeun që në fund të pjesës së parë ka vetëm iluzionin e golit, në tentativën e Bregut. Starova bën atë që di të bëjë më mirë, të mbrohet, por shumë inisiativë në këmbët e bardhekuqve rrezikon ti komplikojë fitoren…nëse nuk do të ishte për Selmanin. Portieri fantastic në të 47 ndaj Krasniqit mbajti në lojë gjatë gjithë kohës një skuadër që u duk në vështirësi përballë furisë korcare. E rezistenca e portierit u duk se do të ndalej në të 52, kur Sefgjini shkaktoi 11 metërsh me ndërhyrjen ndaj Kristi Vangjeli. Por llogaritë ishin bërë pa Selmanin, që hipnotizoi edhe Bregun, duke pritur penalltinë e duke i dhënë një goditje psikologjike korcarëve, që u ndje në minutat në vazhdim.

E pavend në fakt dhe e vetmja notë negative për kurbinasit shishja e hedhur mbi Vangjelin, që ndërpreu takimin për disa minuta. Skënderbeu tentoi deri në fund të ndryshonte fatet e kësaj ndeshje, por me Selmanin në këtë gjendje nuk ia doli dot: portiere bëri të njëjtën figurë edhe në goditjen e Sambou, duke i dhënë tre pikë të tijve që e cojnë në kuotën 44, duke vënë nën presion Teutën, Flamurtarin e Kukësin.

Të këshilluara

San Siro lëkundet: në Milano bie alarmi

Në kohë kur flitet për shkatërrimin, duke se edhe San Siro po rebelohet. Meazza po lëviz shumë dhe "oshilacionet anomale" të unazës së tretë kanë bërë që të bje...

11:32

Juventus, pika vendimtare përpara revolucionit

Përsëri në Stadium, në vendin e krimit, për të provuar të rigjejë buzëqeshjen në fund të një të përpjete që i ka lënë bardhezinjtë pa frymë. Juventus-Fiorentina...

11:13

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI