Flash

Salsburg, mallkimi i Champions vazhdon: Ajax-Tottenham është makthi

Lapsi.al 21 April 2019
Salsburg, mallkimi i Champions vazhdon: Ajax-Tottenham është makthi

Arritjet e pamenduara të Ajax e Tottenham në cerekfinale të Champions League kanë sjellë në një gjysëmfinale të paparashikueshme në vigjilje e që premton spektakël. Në Hollandë e Angli tifozët presin të arrijnë finalen e Madrid, por në Austri Ajax-Tottenham po përjetohet si një ndeshje makthi nga tifozët e Salsburgut, që duket se nuk po arrijnë ta shmangin "Mallkimin Champions League" që i persekuton që nga 2005.

14 vjet më parë Red Bull mori në zotërim kontrollin e klubit austriak e që atëherë bardhekuqtë dominojnë në Austri (9 tituj), por nuk kanë arritur kurrë të kualifikohen në fazën e grupeve të kompeticionit më të rëndësishëm, pavarësisht 11 tentativave. Në 2006 e provoi Trapattoni, që u eleminua nga Valencia, sezonin që pasoi Salsburgu doli jashtë nga Shakhtar, pavarësisht fitores në ndeshjen e parë. Në vitet e tjera kanë ardhur nëntë zhgënjime e madje nga skuadra të vogla: Maccabi Haifa (2009), Hapoel Tel Aviv (2010), dy herë Malmoe, Dudelange (2012), Rijeka (2017) e në fund Crvena Zvezda.

Nga ky sezon, rregullorja ka ndryshuar e skuadra që fiton kampionatin në Austri (Salsburgu është në garë) do të kualifikohet direkt në fazën e grupeve Champions pa paraeleminatore, vetëm nëse...

Ky është motivi për të cilin në Salsburg dridhen: kush fiton titullin në Hollandë duhet të bëjë paraeleminatoret, por nëse Ajax duhet të triumfojë në Madrid do të shkonte direkt në grupe, duke i 'vjedhur' vendin kampionëve të Austrisë. I njëjti diskutim vlen edhe për Tottenham, nëse Spurs duhet të fitojnë Kupën e të përfunfojnë jashtë katër të parave në Premier League. Në këtë rast Salsburgu do të luante paraeleminatoren e 12 e në Austri e kanë të qartë si përfunojnë këto punë...

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI