Flash

Drama e Higuain: "Nuk dilja dot nga shtëpia nga frika..."

Lapsi.al 21 April 2019
Drama e Higuain: "Nuk dilja dot nga shtëpia nga frika..."

Tre gola në 10 ndeshje nën drejtimin e trajnerit të tij të preferuar Maurizio Sarri. Eksperienca e Gonzalo Higuain tek Chelsea e në Premier nuk po jep frytet e shpresuara pas ndarjes së shpejtë me Milan në janar. Gjatë karrierës, të shumtë kanë qenë ata që e kanë sulmuar në një pikë: karakter i dobët. Në fakt, pavarësisht rezultateve Pipita ka zbuluar një anë të tij, deri më sot të fshehur: "Nuk arrija të dilja nga shtëpia nga frika e asaj që njerëzit mund të më thoshin. Kjo është keqardhja më e madhe e jetës sime".

Fjalë të ashpra për vetveten, por sidomos për mënyrën se si ka përballuar karrierën e tij si futbollist: "Ka njerëz që pa turp bëjnë dëm dhe thonë gjëra të këqija. Ne futbollistët nuk vrasim askënd - ka deklaruar argjentinasi në një intervistë për Let's Talk Football në Espn -. Bëjmë vetëm një sport e nuk mund të dalim nga shtëpia?". Një riferim për një periudhë të caktuar Higuain nuk e ka bërë, por kjo ndjesi e keqe me shumë mundësi e ka shoqëruar në cdo aventurë.

"Thonë gjithnjë 'me paratë që fitojnë'... por miqtë nuk blihen. Për 14 vjet kam festuar ditëlindje e Krishtlidnje me persona të ndryshëm - vazhdoi rrëfimin Pipita, duke treguar anën e tij të ndjeshme -. Për të parë mamanë time, ajo duhet të bëjë një fluturim prej 15 orësh: sigurish mund ti blej biletën por nuk mund ta kem me vete menjëherë. Njerëzit këto gjëra nuk i shohin e nuk i kuptojnë. Shohim vetëm nëse bën gol e të gjykojnë nëse nuk bën. Për fat tani jam shëruar nga kjo: në fillim kam vuajtur, jam në një fazë të jetës ku asgjë nuk më bën më keq. Jetohet njësoj mirë edhe pa rrjetet sociale".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI