Flash

Coutinho mbyll raportin me Barcelonën e tifozët: Camp Nou e mbulon me fishkëllima

Lapsi.al 21 April 2019
Coutinho mbyll raportin me Barcelonën e tifozët: Camp Nou e mbulon me
Philippe Coutinho e Barcellona janë gati ti thonë njëri tjetrit lamtumirë në fund të sezonit. Braziliani ish-Liverpool ka hyrë në minutat e fundit të ndeshjes së fituar 2-1 nga Barcelona përballë Real Sociedad, rezultat që ka afruar edhe më shumë të besuarit e Valverde me titullin (+9 ndaj Atletico kur mbeten edhe pesë javë nga fundi i La Liga), por në momentin e hyrjes së tij në fushë, Cam Nou e mbyti me fishkëllima. Në mendjen e tifozëve blaugrana është ende goli me të cilin braziliani shënoi 3-0 ndaj United, në cerekfinalen e kthimit të Champions, por mbi të gjitha festimi me polemika i Coutinho, që vuri duart për të mbyllur veshët e për të mos dëgjuar publikun e tij... Gjesti ishte një sfidë e hapur ndaj tifozëve që e kritikonin. Sipas asaj që bën të ditur Marca, publiku i Camp Nou nuk e ka pëlqyer aspak festimin polemik të brazilianit, por ka edhe më shumë. Pas suksesit ndaj anglezëve, Coutinho u intervistua në kanalin Youtube të bashkëkombasit të tij Ale Oliveira e deklaroi publikisht se do të donte të luane në Europë përkrah Neymar, pa specifikuar se në cilën skuadër: “Të luash me Neymar është kënaqësi e madhe, e kemi bërë për shumë kohë tek Brazili, por nuk e kam patur këtë mundësi në nivel klubi. Do ishte bukur sikur të mundja”. Për ta bërë në fakt, Coutinho mund të jetë i detyruar të ndryshojë ambjent, ndoshta ta arrijë tek PSG. Barcellona e bleu në janar 2018 nga Liverpool për 160 milionë euro përfshirë bonus, e kontrata e tij skadon në 2023, por Coutinho mund të bëhet një nga pjesët e dëshiruara të merkatos së ardhshme verore.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI