Flash

PSG kampion pa luajtur: titulli i 39-në për Dani Alves, ndërsa Buffon barazon Juventus

Lapsi.al 21 April 2019
PSG kampion pa luajtur: titulli i 39-në për Dani Alves, ndërsa

Paris Saint Germain ka fituar titullin kampion në Ligue 1 pa zbritur fare në fushë, falë barazimit të Lille e për kryeqytetasit nis festa. Parisienët nuk është se nuk e prisnin trofeun, por kënaqësia për titullin është njësoj e madhe, madje si të ishte i pari në histori. Gigi Buffon e di po aq mirë sa edhe Dani Alves, dy prej veteranëve që koleksionojnë prej kohësh trofe për të pasuruar palmaresin e tyre.

Portieri italian i ngjan edhe në këtë rast ish-skuadrës së tij Juventus, përsëri pa Champions, por me një tjetër "kampionat" në listë, i teti radhazi, pas shtatë të fituar me bardhezinjtë. PSG është kampion, ashtu si Juventus, pesë javë parakohe, edhe pse për francezët bëhet fjalë për titullin e gjashtë në shtatë sezonet e fundit. Për portierin veteran është titulli i parë në Francë, që e lejon në këtë mënyrë të mos e ndërpresë serinë personale të trofeve, pas zhgënjimit europian, të asaj Kupe që edhe një herë i shpëtoi. E mesazhi në rrjetet sociale duket se aludon pikërisht atë, një rigjenerim të plotë pas një rrëzimi: "Personat që nuk vuajnë kurrë - ka shkruar Buffon në profilin e tij zyrtar - nuk mund të rriten e as të dinë kush janë". Kështu që të paktën për sonte, hapësira është e gjitha për festën.

https://twitter.com/gianluigibuffon/status/1119991939598823427?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1119991939598823427&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.sportmediaset.mediaset.it%2Fcalcio%2Fcalcioestero%2Fbuffon-come-la-sua-juve-l-ottavo-titolo-e-servito-chi-non-soffre-non-cresce-_1271903-201902a.shtml

Titulli i 39-në në karrierë për Dani Alves

Një tjetër titull, një tjetër medalje për ta vendosur në qafë. Dani Alves është gjithnjë e më shumë njeriu i rekordeve përsa i përket trofeve të fituar. La Ligue 1 e fituar me PSG-në, pas barazimit të Lille në javën e 33 është titulli numër 39 për të. Mbrojtësi i djathtë brazilian është një "record-man" në këtë këndvështrim.

Që më parë ishte futbollisti më i titulluar ndër ata që janë ende në aktivitet, por falë suksesit në kampionatin francez në moshën thuajse 36-vjeçare (i bën në maj) ka përmirësuar edhe më shumë bilancin e tij. Dani Alves ka fituar pjesën më të madhe të trofeve të tij me fanellën e Barcelona: plot 23 nga 39 në total, mes 2008-ës dhe 2016-ës. Ky është trofeu i gjashtë i fituar me PSG-në, pas dy Superkupave të Francës, një tjetër kampionat i fituar vitin e kaluar dhe dy kupave kombëtare, Kupës së Francës dhe Kupës së Ligës. Braziliani ka fituar gjithashtu tre trofe me kombëtaren e tij, dy Confederations Cup dhe një Kupë të Amerikës, si dhe dy trofe në Itali me fanellën e Juventus, në sezonin 2016/17.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI