Tek Lazio nuk janë kohë të qeta, pas humbjes në shtëpi me Chievo, që ishte për më tepër e rënë nga Kategoria. Disfata nxorri në pah një skuadër histerike, të brishtë e jashtë kontrollit. Lazio u vetëshkatërrua nën goditjet e Vignato e Hetemaj. Në ditën e Pashkës, Inzaghi foli me skuadrën për ti kërkuar impenjimin maksimal deri në fund të sezonit. Nuk kanë qenë fjalë të buta as ato të artikuluara nga presidenti bardhekaltër, Claudio Lotito, që i ka vënë të gjithë para përgjegjësive: trajnerin e lojtarët e mbi të gjithë Milinkovic-Savic, që e pret një gjobë e fortë, e Luis Alberto pas të kartonave të kuq të marrë në kampionat.
Hapi i parë i asaj që përflitet si revolucioni i korrikut e që është në mendjen e Lotito, do të jetë ai për ti dhënë superfuqi Drejtorit Sportiv Igli Tare e për ti shtuar përgjegjësi e fuqi në vendim-marrje Angelo Peruzzi. Do të shkrihet i gjithë stafi sanitar, fajtor se ka administruar keq dëmtimet e rikuperimet. Por e reja më e madhe i takon trajenrit. Cikli tek Lazio i Simone Inzaghi ka mbërritur në fund e kështu Lotito dëshiron ti besojë pankinën Roberto De Zerbi, teknikut aktual të Sassuolo, në eksperiencën e tij të tretë në Serie A pas atyre me Palermo e Benevento. Eshtë ai tekniku i zgjedhur nga Lotito për të hapur një cikël të ri që do të sjellë një revolucion edhe në organikë.