Flash

Ronaldo jep aprovimin për talentin portugez: Juventus i bindet CR7

Lapsi.al 22 April 2019
Ronaldo jep aprovimin për talentin portugez: Juventus i bindet CR7

Cristiano Ronaldo konfirmohet deciziv në vendimet e merkatos së Juventus, ashtu si parashikohej. Kampioni portugez, sipas të përditshmes 'A Bola', ka dhënë aprovimin e tij për blerjen nga Juventus të Joao Felix. Operacioni mund të favorizohet nga ndërhyrja e menaxherit Jorge Mendes. E megjithatë, rruga nuk është e lehtë: Benfica dëshiron klauzolën e zgjidhjes së kontratës (120 milionë) e për talentin portugez është hapur një ankand europian, udhëhequr nga Manchester City, Psg e Real.

Zhgënjimi për eleminimin nga Champions League është ende një plagë e hapur, pavarësisht triumfit të tetë radhazi në kampionat, e tek Juventus po mendojnë ta bëjnë edhe më competitive skuadrën për sezonin e ardhshëm. Mbërritja e Mister Champions, Cristiano Ronaldo, nuk mjaftoi, kështu një tjetër përforcim i rëdnësishëm mund të vijë nga Portugalia. CR7 ka shprehur pëlqimin për bashkëkombasin e tij Joao Felix, duke i hapur rrugën Fabio Paratici për të provuar sulmin.

Fakti që Jorge Mendes kujdeset për interest e xhevahirit të futbollit luzitan është në favor të bardhezinjve, por palët janë akoma larg. Së pari, Benfica pronare e kartonit, është ndalur në kërkesën prej 120 milionë euro. Shumë para, që Manchester City duket i gatshëm ti paguajë, por në ankand marrin pjesë edhe Psg e Real Madrid.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI