Flash

"Arbitri i VAR po pinte kafe": Ibrahimovic nuk i trembet dënimit: "Unë jam Mls"

Lapsi.al 22 April 2019
"Arbitri i VAR po pinte kafe": Ibrahimovic nuk i trembet dënimit:

Në fushë vazhdon të jetë deciziv me zhurmë golash e jashtë fushës nuk bën asgjë për të fshehur egon e tij të pafund. Pas ndeshjes mes Los Angeles Galaxy e Houston Dynamo, Zlatan Ibrahimovic ka shpërthyer tërbimin e tij kundër arbitrit të VAR, fajtor sipas suedezit se akordoi një penallti për miqtë shumë të kontestuar sepse faulli dukej se ishte bërë jashtë zonës. Pavarësisht fitores 2-1 të skuadrës së tij, që erdhi falë golit të tij, Ibra u shfaq para gazetarëve tepër i nervozuar: “Folëm edhe herën e fundit: arbitri mund të bëjë një gabim në fushë, por kush është lart, apo kudo qoftë, duke e parë me përsëritjen no… E shfaqën edhe kur po e shihnim ne e dukej që faulli ishte jashtë zonës që do të thotë nuk ishte penallti".

"Nuk dua të ankohem shumë - ka shtuar suedezi - por sipas meje arbitri po pinte kafe ndërsa ndodhi ajo që ndodhi e ndaj nuk e ka parë. Arbitri as nuk shkoi ta shikonte. Nuk e di nëse është cështje ego”. E në fund batuta epike që nuk mund ti mungojë kurrë një si Zlatan: “Nuk dua të jem shumë kritik, ta ekzagjeroj ose dicka e tillë, sepse Mls mund të më dënojë, por unë jam Mls kështu që ska problem“ deklaroi gjiganti me një buzëqeshje.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI