Flash

“Italian m…”: Tekniku i Chelsea, Sarri, ofendohet nga pankina e Burnley

Lapsi.al 23 April 2019
“Italian m…”: Tekniku i Chelsea, Sarri, ofendohet nga pankina

Polemika që nuk kanë fund pas ndeshjes mes Chelsea e Burnley, një barazim që komplikon ecurinë e një vendi në Champions për londinezët. Maurizio Sarri, i përjashtuar në fund se doli nga zona teknike, nuk u prezantua në konferencën për shtyp ndërsa ka bërë të ditur se është ofenduar nga pankina kundërshtare, që e ka quajtur "italian m…". “Sarri është shumë i nervozuar për atë që ndodhi. Gjatë ndeshjes, adrenalina të bën të thuash fjalë që nuk do të doje ti thoshe" ka komentuar asistenti i tij Zola.

Barazimi komplikon ecurinë e Blues, që kanë ende tre ndeshje në dispozicion (Manchester United, Ëatford e Leicester) për të kërkuar një pozicionim europian në Champions League. Përndryshe duhet fituar Europa League për të mos mbetur jashtë skenës më të rëndësishme për të dytin vit radhazi.

Sarri, i përjashtuar se doli nga zona teknike, duke protestuar për kartonin e verdhë ndaj Kovacic, nuk është prezantuar në konferencën për shtyp, duke i lënë vendin zëvendësit Gianfranco Zola. "Sarri u përjashtua dhe nuk e mendoi se të fliste ishte gjëja e duhur. Mendoj se iu tha dicka nga pankina e tyre, por do të shohim për cfarë bëhet fjalë. Kjo cështje do të ketë një pasojë".

Në këtë pikë është e qartë se do të hapet një hetim nga FA: fajtorët e fyerjeve diskriminuese rrezikojnë deri në 5 javë skualifikim.

HIGUAIN I TËRBUAR ME ZËVENDËSIMIN

Gonzalo Higuain ka rigjetur kundër Burnley rrugën e rrjetës, por nuk e ka fshehur pakënaqësinë dhe nervozizimin kur u zëvendësua nga Giroud në minutën e 77'. I kthyer në pankinë, Pipita ka hedhur poshtë me tërbim shishen plastike pranë tij.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI