Flash

“Juventusin do e kishim mundur 11-2": kjo është ironia therëse e Van Persie

Lapsi.al 24 April 2019
“Juventusin do e kishim mundur 11-2": kjo është ironia

Ecuria impresionuese e Ajax në Champions League, e aftë të eleminonte në shtëpi fillimisht Real Madrid e pastaj Juventus, vazhdon të bëjë zhurmë mes tifozëve e protagonistëve. I fundi është Robin van Persie që me Feyenoord është në luftë të plotë me Heshtarët për titullin kampion në Eredivisie. Hollandezi ka rezervuar një baturë ironike, por nga ato therëse për Juventus: "Tani shumë vetë duhet ta shohin ndryshe 6-2 me të cilin ne mundëm Ajax në janar... me Juventus do të kishim fituar 11-2".

Qendërsulmuesi i Feyenoord, që në fund të sezonit duhet të lajmërojë tërheqjen nga futbolli i luajtur, është shprehur i bindur në një intervistë për De Telegraaf që kundërshtarët e përballuar nga Ajax në Champions League e kanë nënvleftësuar impenjimin: "Jam i sigurtë se Tottenham, kundërshtari i ardhshëm i tyre në Champions, do të tregojë shumë kujdes. Nuk e di nëse të tjerët e kanë bërë".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI