Flash

Insigne larg Napolit: Liverpool, Chelsea e Psg gati të ndërhyrjnë

Lapsi.al 24 April 2019
Insigne larg Napolit: Liverpool, Chelsea e Psg gati të ndërhyrjnë

Deri pak javë më parë dukej e pamenduar, por verën e ardhshme Lorenzo Insigne mund t largohet nga Napoli. Sinjalet në këtë drejtim janë gjithnjë e më shumë e mungesa e impenjimit të numrit 24 kundër Atalanta shkon përtej logjikës së turnover. Jashtë titullarëve e as si zëvendësues, ai që zakonisht do të ishte ndërrimi i parë në sulm. Një detaj që tregon se historia e dashurisë mes Insigne e Napoli ka mbërritur në fund, pavarësisht deklaratave zyrtare: "Lorenzo është një pasuri" ka thënë Giuntoli, por rendimenti e raportet e komplikuara me ambjentin mund të cojnë tek shitja.

Sipas asaj që bën të ditur Corriere dello Sport, nuk ka oferta konkrete apo tratativa, por janë disa klubet e interesuara për sulmuesin e Italisë. Vlerësimi për Insigne nuk është më pak se 70 milionë, paga e tij është 5 milionë euro, kështu që është e qartë se vetëm një klub i rëndësishëm mund tia lejojë vetes: Bayern Mynich (që pikërisht në atë sektor kërkon të rifreskohet, duke qenë se Ribery e Robben e mbyllin), ose Arsenal, që sipas mediave angleze kanë interesimin konkret.

Në Premier ka edhe klube të tjera që e kanë cuar mendjen tek shtatshkurtri e konkretisht Liverpool e Chelsea. Klopp e vlerëson shumë dhe ka shprehur pëlqimin e tij edhe publikisht, ndërsa Sarri e njeh mirë dhe nëse do të qendrojë në Londër, një ndërhyrje e Blues është e sigurtë. Pastaj është edhe Psg, që ka kontaktuar më parë me Raiola e mund të mbështetet në presingun e mikut të tij Marco Verratti.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI