Flash

Dybala mesazh lamtumire: "Një ditë je më i miri, nesër i panevojshëm"

Lapsi.al 24 April 2019
Dybala mesazh lamtumire: "Një ditë je më i miri, nesër

Sezoni që ka përjetuar këtë vit nuk ka qenë ai më i lehti që kur ka mbërritur tek Juventus për Paulo Dybala. Pavarësisht fitores së titullit, argjentinasi nuk ka shkëlqyer dhe e ardhmja e tij është gjithnjë e më e paqartë: flitet për Real Madrid e Inter, por ndërkohë Joya vazhdon të jetë një personazh-vitrinë e bardhezinjve. I intervistuar nga Style, numri 10 nuk e ka fshehur hidhërimin që e ka shoqëruar në këtë periudhë: "Jeta e një futbollisti është e cuditshme: një ditë je më I miri, të nesërmen i panevojshëm. Të gjesh një ekuilibër nuk është e thjeshtë. I ndodh të gjithëve, edhe kampionëve si Messi e Cristiano Ronaldo: pas gjithë asaj që kanë bërë në karrierë ka raste që kritikohen".

Fjalë që tregojnë se Dybala është i palumtur dhe paralajmëron një lamtumirë në fund të sezonit. Argjentinasi ka folur edhe për ardhjen e CR7: "Askush nuk e priste u duk si lajm gazetash. I parë nga afër, Cristiano është një djalë i thjeshtë. Ka imazhin e tij, personazhin, mënyrën e të qendruarit në fushë. Por në dhomat e zhveshjes është si të tjerët dhe i pëlqen të bëjë shaka me të gjithë".

Për numrin 10 Dybala është i përzgjedhuri dhe ai që pati kurajën të mbante atë që i përkiste më parë një kampioni si Del Piero: "Kur drejtuesit e Juventus më bënë propozimin, u mendova pak që të jem i sinqertë, por një ofertë e tillë nuk refuzohet. Për mua është një nder dhe përgjegjësi. Duhet të tregoj se e meritoj cdo ditë". Cdo ditë ëpr sa kohë mbetet bardhezi…

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI