Flash

Kupa: Luftëtari nuk di të shënojë pa Dungën: Mema e ka lënë agresivitetin në kampionat

Lapsi.al 24 April 2019
Kupa: Luftëtari nuk di të shënojë pa Dungën: Mema e ka

Ashtu si mendohej askush nuk zbilancohet në ndeshjen e vajtjes në gjysëmfinalet e Kupës së Shqipërisë, duke e lënë zgjidhjen për kthimin pas dy javësh, në mënyrë që të shpenzojnë gjithë bateritë në ndeshjen e fundjavës po në Gjirokastër. Luftëtari e Tirana barazojnë pa gola, në një lojë pa ritëm, të kujdesshme, për të mos u sforcuar. "Shpresoj që gjërat të ndryshojnë - u shpreh Ardian Mema pas ndeshjes -. Do jemi ekip më agresiv, sepse na duhen pikët. Gjirokastra po të luajë më sipër, mund të ndryshojnë edhe balancat e lojës".

0-0, që nuk favorizon askënd në vecanti, edhe pse duket se Tirana kthimin në kryeqytet mund ta ketë më të lehtë. Duhet patur parasysh se në rast të shënimit të një goli nga gjirokastritët, bardheblutë duhet të shënojnë dy për të shkuar në finale dhe në kthim Luftëtari do të ketë në fushë edhe Dungën.

E duke qenë tek Dunga: pa kenianin bluezinjtë nuk dinë të shënojnë dhe janë apatikë në lojën ofensive, gjë që natyrisht tekniku Julian Ahmataj e ka të vështirë ta provojë: "Kemi shënuar në çdo ndeshje që kemi luajtur, përvec një ndeshje me Kukësin, dhe e dyta sot - tha Ahmataj pas barazimit -. Dunga ka bërë vetëm 5 gola. Kjo nuk është varësi, por rrit kualitetin në sulm".

Tirana kishte mundësitë e saj me Kobina, që mund të kishte shënuar shumë herët një gol vendimtar për kualifikimin, duke qenë se do të shënohej në transfertë, por edhe Luftëtari kishte rastet e tij. Një status-quo e ruajtur për ndeshjen e kampionatit ku askush nuk do të kursehet për të arritur fitoren: "Nuk besoj se harxhuam shumë energji, pati shumë pasime. Nuk u vrapua me topin dhe mos harrojmë se kush do e mbajë topin, e lodh edhe kundërshtarin. Do e gjykojmë mirë për ndeshjen tjetër" përfundoi tekniku bardheblu, që përpara se të mendojë për gjysëmfinalen e kthimit të Kupës së Shqipërisë në 8 maj në “Selman Stërmasi”, është i përqendruar tek mbijetesa.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI