Flash

Video/ Kukësi-Skënderbeu 2-1: Gjoka me sytë nga 'Zoti' për finalen, Shehi e ka me Kaba "gabime që djegin sezonin"

Lapsi.al 24 April 2019
Video/ Kukësi-Skënderbeu 2-1: Gjoka me sytë nga 'Zoti'

E ka prioritet Kupën e Shqipërisë dhe është skuadra që ndër gjysëmfinalistët është më afër kualifikimit, duke qenë se u imponua 2-1 përballë Skënderbeut. Rezultat që natyrisht nuk qartëson asgjë për kthimin pas dy javësh, por që ka treguar edhe njëherë problemet difensive të të dy skuadrave, që vendosën në të tre golat e ndeshjes. “Goli në fushë kundërshtare na jep shpresë - vlerësoi Orges Shehi tekniku i bardhekuqve pas ndeshjes -. Shanset janë të barabarta si për ne si për kundërshtarin”.

Kaba Sambou gaboi në të dy rastet e golave kuksianë, duket lejuar fillimisht Rexhinaldon e më pas Shkurtaj të dyfishonin rezultatin. Një situatë që nuk mund të pranohet tek Skënderbeu, që nuk është se e ka për herë të parë penalizimin nga gabimet individuale. Shehi tashmë, me gjithë optimizmin për një rezultat të kthyeshëm në Korcë, duhet të bëjë llogaritë me problemet në skuadër, duke e ndjerë se këto gabime mund ti kushtojnë edhe disfatën: “Për një gabim mund të digjet gjithë sezoni dhe ndeshja. Por, është risku im i parë dhe risku i klubit që kemi lojtarë të rinj që duhet të promovohen. Jemi të mërzitur por duhet të shikojmë përpara dhe ta inkurajojmë lojtarin që gaboi sot. Nuk është hera e para që na ndodhin të tilla gabime. Duke qarë këtë që iku, humb tjetër.”

Nuk mund të jetë shumë i qetë edhe Ernest Gjoka, natyrisht deri kur Stivi Frashëri nuk i komplikoi gjërat duke i hapur rrugën Dejvi Bregut të shënonte, tekniku ishte i kënaqur me dy gola avantazh. Mungesat e rëndësishme në skuadër, ku kapiteni Ylli Shameti ka rënduar shumë, kanë bërë që tashmë tekniku të shpresojë rikuperimin e ndonjë lojtari për të patur në lloj garancie në ndeshjen e kthimit: "Shpresojmë që të luftojmë me kohën dhe do Zoti ndonjë nga mbrojtësit të na rikthehet - u lut Gjoka pas ndeshjes -. Shpresoj të na rikthehen Dzaria dhe Rama. Lojtarët e tjerë e kanë mbyllur sezonin. Kemi besim për të shkuar në finale".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI