Flash

Prapaskena e Milan-Lazio: tifozët bardhekaltër do ndërprisnin ndeshjen me…banane

Lapsi.al 25 April 2019
Prapaskena e Milan-Lazio: tifozët bardhekaltër do ndërprisnin

Milan-Lazio në Kupën e Italisë duket se është e destinuar të prodhojë konflikte dhe jo vetëm sa i përket lojtarëve në fushë, gjë që duhet vlerësuar se nuk ndodhi në fushën e lojës. Por protagonist u bënë sërisht sjelljet raciste. Duke nisur nga parrulla fashiste e vendosur në sheshin Loreto që nuk ka të bëjë aspak me sportivitetin e një ndeshje futbolli, por që ishte kornizë e asaj që do të ndodhte në San Siro.

Ofensiva e menduar kundër Bakayoko, pas cështjes Acerbi, u verifikua me koret "Kjo banane është për Bakayoko" që u ngrit para fillimit të ndeshjes. Lega Calcio kishte premtuar tolerancë zero por, me përjashtim të thirrjeve të spikerit të stadiumit, nuk pati ndërpreje të ndeshjes pavarësisht se koret kundër mesfushorit kuqezi u kompletuan nga ekzibicioni i tre bananeve.

Sipas asaj që tregon Corriere della Sera, kishte një ide për të ndërprerë ndeshjes në rast se do të ishin bardhekaltrit që do të shkonin në disavantazh. ‘Curva Nord’ kishte menduar të shkonin në Milano me fanellat e Acerbi veshur për të prezantuar një koreografi që do të ndihmonte më pas me hedhjen e bananeve në fushë, për të ndërpreë ndeshjen. Fitorja e skuadrës së Inzaghi e anulloi këtë plan.

Tani mbetet të pritet për vendimet e Gjykatësit Sportiv. Në relacionin e arbitrit nuk duhet të ketë sinjalizime, por inspektorët e Figc, mund të ndërmarrin ndonjë veprim. Sanksionet shkojnë nga gjoba për shoqërinë, tek skualifikimi i sektorit, ose në rastin ekstrem është rreziku për ta luajtur finalen e Kupës së Italisë me dyer të mbyllura, ose me vetëm tifozët kundërshtarë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI