Flash

Kupa e Italisë: 1-0 në San Siro, Lazio e Strakoshës finalistja e parë

Lapsi.al 24 April 2019
Kupa e Italisë: 1-0 në San Siro, Lazio e Strakoshës finalistja e

Lazio është finalistja e parë e Kupës së Italisë 2019. Pas 0-0 të ndeshjes së parë, bardhekaltrit mposhtën 1-0 Milan në San Siro falë një goli të Correa në të 58', që finalizoi një kundërsulm të shkëlqyer të nisur nga Immobile. I kërkohej trofeu Simone Inzaghi nga presidenti Lotito dhe skuadra i është përgjigjur teknikut në ditën më të rëndësishme, duke bërë një performancë spektakolare, që do të ishte mbyllur me goleadë nëse nuk do të ishte për Pepe Reina.

Një fitore e merituar në fund për skuadrën e Inzaghi, që përpara se të gjente golin deciziv kishte shkuar dy herë pranë avantazhit po me argjentinasin e me Bastos. Pa lojë, e praktikisht kurrë i rrezikshëm, Milan duhet të dorëzohet dhe Gattuso duhet të mendojë seriozisht për ti dhënë skuadrës nivel. Vetëm një herë i impenjuar seriozisht Strakosha: edhe në goditjen e Kalabria portierin i kombëtares shqiptare ishte vendimtar.

Për Lazion kjo është finalja e 10 e Kupës së Italisë në histori dhe duhet përmendur që nga këto, gjashtë herë bardhekaltrit kanë arritur të ngrenë lart trofeun. Për Simone Inzaghi është finalja e pestë e kompeticionit, tre herë e fituar si lojtar dhe një herë si trajner.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/ql/QLlq.mp4

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI