Flash

Përforcimi në mbrojtje është… Emre Can: Allegri kështu liron një vend në mesfushë

Lapsi.al 25 April 2019
Përforcimi në mbrojtje është… Emre Can: Allegri

Prioriteti i Juventus është freskimi i mbrojtjes, duke parë që BBC tashmë është drejt shkrirjes, por edhe një thyerje në moshë të repartit. Idea është ti shtojë organikës në dispozicion të Massimiliano Allegri një mbrojtës qendre. Me lamtumirën nga futbolli të Barzagli dhe konfirmimin e Rugani, duhet një titullar potencial për të marrë vendin e Benatia. Emrat në listën e Paratici janë shumë, por gjithcka do të varet nga... Emre Can.

Mes eksperimenteve që Allegri ka ndërmend të bëjë nga këtu deri në fund të sezonit, në fakt, është ai për të provuar gjermanin si mbrojtës, rol që e bëri për herë të parë kundër Atletico Madrid. Tani duhen konfirmime e duke parë që kampionati është fituar, sfidat kundër skuadrave të forta si Inter, Roma, Atalanta, Sampdoria e Torino mund të japin të dhëna vendimtare.

Nëse Can kalon provimin, atëherë Juventus mund të kërkojë një profil me shifra të pranueshme si Kostas Manolas, Samuel Umtiti e Stefan Savic. E për më tepër Allegri do të krijonte një vend në mesfushë, për të afruar një kampion të rëndësishëm, përvec Aaron Ramsey. Në të kundërt do të synohet një mbrojtës i nivelit të lartë ku Rafael Varane ose i riu Ruben Dias i Benfica janë prioritet.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI