Flash

400 mijë paund në javë: paga e çmendur e Real Madrid, për të bindur Hazard

Lapsi.al 25 April 2019
400 mijë paund në javë: paga e çmendur e Real Madrid,

Real Madrid për të bindur Eden Hazard të transferohet në Santiago Bernabeu sezonin e ardhshëm është gati për gjithcka. Jo vetëm plotësimi i kërkesave të Chelsea, për një lojtar që vitin e ardhshëm shkon në skadencë kontrate, por edhe dëshirat e lojtarit përmes një kontrate faraonike: 24 milionë në vit.

Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi britanik ‘The Sun', sipas të cilit Chelsea është gati të shesë 28 vjecarin belg për 100 milionë stërlina (rreth 116 milionë euro), ndërsa Florentino Perez ka ndërmend ti ofrojë fantazistit një pagesë prej 400.000 stërlina në javë, që do të thotë saktësisht 24 milionë në sezon.

Një pagesë që Real Madrid deri më sot e ka paguar vetëm për Cristiano Ronaldo, duke qenë se Gareth Bale (15 milionë) apo Sergio Ramos (10,2 milionë) fitojnë shumë më pak.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI