Flash

Klopp zbulon lëvizjet e Liverpool: "Nuk e marrim Insigne"

Lapsi.al 25 April 2019
Klopp zbulon lëvizjet e Liverpool: "Nuk e marrim Insigne"

Në javët e fundit janë bërë gjithnjë e më insistues zërat për një divorc të mundshëm mes Napoli e Lorenzo Insigne, që duket sikur i ka thyer raportet me ambjentin, duke nisur interesimin e klubeve të rëndësishme europiane, e mbi të gjithë Liverpool. Për të qartësuar pozicionin e klubit anglez ka menduar vetë Klopp, që e ka hedhur poshtë si mundësi, edhe pse ushqen simpati për lojtarin: "Ne nuk do ta marrim Lorenzo Insigne. Është një lojtar i mirë, por i lidhur me Napoli nga një kontratë e gjatë. As nuk do të provojmë ta marrim”.

Fjalë kategorike të thënë nga tekniku i Reds gjatë konferencës së shtypit para ndeshjes së ardhshme kundër Huddersfield: "Insigne nuk do të firmosë me ne - ka thënë Klopp përpara se të tregojë linjën e merkatos së ardhshme të Reds - Do të kërkojmë si gjithnjë të përmirësojmë skuadrën. Grupi është i ekuilibruar e sidoqoftë planet tona nuk do të bëhen publike. Nëse do të jetë merkato më e madhe e bërë ndonjëherë nga ne? Jo, por do të surprizoheshit nëse do të thosha të kundërtën. Ne jemi gjithnjë vigjilentë, shohim cfarë ndodh, por për momentin nuk ka asgjë për të thënë”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI