Flash

Finale shqiptare e Kupës së Italisë: Djimsiti e Berisha avancojnë, në takimin me Lazion e Tares e Strakoshës

Lapsi.al 25 April 2019
Finale shqiptare e Kupës së Italisë: Djimsiti e Berisha

Atalanta shkon në finalen e Kupës së Italisë për një derbi shqiptar me Lazion: Berat Djimsiti e Etrit Berisha marrin të drejtën e kalimit, pasi thyen 2-1 Fiorentinën në ndeshjen e kthimit, duke u prezantuar si kundërshtarët e ardhshëm të Lazios së Igli Tares dhe Thomas Strakoshës. Nuk është si 3-3 i Firenze, por edhe në Atleti Azzurri d'Italia Atalanta e Fiorentina dhuruan 90' lojë të bukur e emocione. Në fund në finale të Kupës së Italisë do të shkojnë zikaltrit, që u imponuan 2-1 me përmbysje.

Një rezultat që i kombinuar me barazimin në Franchi eleminojnë Fiorentinën, që shënoi e para, por nuk mundi të ruante avantazhin. Muriel shënoi golin e parë në minutën e tretë, në asist të Chiesa, por sulmuesi humbi mundësinë për të dyfishuar shifrat, me një gol që mund të ndryshonte fatet e lojës. Atalanta u trondit, por futet në lojë nga neglizhenca e Ceccherini, që gjeti mënyrën e gabuar për të ndaluar Gomez. Penalltinë e realizoi në të 12 Ilicic, duke barazuar rezultatin, e duke frikësuar skuadrën viola.

Atalanta e kërkoi më shumë golin e fitores, edhe pse Gomez fillimisht e më pas Zapata, nuk arritën të realizonin përballë portierit të Fiorentinës. Portieri francez në fakt bëri gabimin fatal në të 69' në diagonalen e Gomez, duke e futur topin vetë në portë. Fiorentina nuk kishte më forcë të ndryshonte 2-1, por mbrëmja magjike e bergamaskëve u prish pjesërisht nga dëmtimi i Ilicic, që në këtë pikë mund të rrezikojë të mungojë në sfida të rëndësishme.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI