Flash

Spalletti pranon divorcin me Inter: "Në fund të sezonit do tregoj emrat e atyre që nuk ishin korrekt"

Lapsi.al 26 April 2019
Spalletti pranon divorcin me Inter: "Në fund të sezonit do tregoj

Sfida kundër Juventus është edhe mundësia për të blinduar kualifikimin në Champions. Tekniku zikaltër Luciano Spalletti ka besdim tek Inter i tij, për më tepër që bardhezinjtë janë shpallur matematikisht kampionë për të tetin vit radhazi: "Hendeku që na ndan mund të mbyllet vetëm përmes lojës e nga ky këndvështrim nuk jemi kaq larg", ka deklaruar tekniku.

Pikërisht në vigjilje të derbit të Italisë, tekniku zikaltër ka folur edhe për të ardhmen, duke pranuar për herë të parë se në verë mund të mos jetë më në pankinën e Inter: "E ardhmja? Shoqëria duhet të bëjë më të mirën për Inter, nëse mes ndryshimeve për tu bërë jam edhe unë, do ta pranoj". Bilanci për tu bërë është gjithnjë në fund dhe fjalët e teknikut nuk duket se fshehin dicka të mirë: "Do të tregoj emër e mbiemër të atyre që punojnë me korrektësi dhe atyre që nuk ishin korrekt".

Njeriu i merkatos në shtëpinë e Inter, e ndoshta edhe për klubet e rëndësishme Europiane, është sigurisht Mauro Icardi. Sulmuesi në thyerje të marrdhënieve me zikaltrit mund të transferohet tek Juventus, kundërshtari i kësaj jave në Serie A, një lëvizje që nuk do të bënte të lumtur askënd në Milano: "Unë nuk e di cfarë do të ndodhë në fund të kampionatit. Pak gjëra më japin bezdi, por zakonisht i japin më shumë bezdi atyre që i bëjnë".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI