Flash

Allegri ngre zërin: "Champions i bukur dhe bastard. Së shpejti do takohem me Agnelli"

Lapsi.al 26 April 2019
Allegri ngre zërin: "Champions i bukur dhe bastard. Së shpejti do

Massimiliano Allegri ka bërë të ditur dëshirën për të qendruar në Torino. Presidenti i Juventus Andrea Agnelli ka konfirmuar qendrimin e teknikut në bardhezi. Por të dy duhet të takohen për të mësuar nëse ishin deklarata në të nxehtë e sipër apo një vendim konstant për të vazhduar së bashku në kërkim të asja Champions League torturuese. "Së shpejti do të takohem me Agnelli, do të ketë një përballje: është e nevojshme të jemi të kthjellët për të programuar fitore të reja".

Tekniku, pikërisht në vigjilje të sfidës me Inter, ka bërë të qartë se nuk dëshiron të lëshojë asgjë: "Kundër Inter dua të bëj rezultat, Chiellini kthehet dhe do të luajë". Një mendim nuk mund të mungonte për eleminimin nga Champions League: "Një kompeticion sa i bukur aq edhe bastard, nuk arritëm në cerekfinale në kondicionin më të mirë fizik" sqaroi tekniku bardhezi.

Icardi është sulmuesi që i ka ndëshkuar më shumë ndër zikaltrit, e ndoshta një emër që Allegri mund ta ketë në dispozicion në sezonin e ardhshëm: "Një lojtar i jashtëzakonshëm, na ka shënuar shumë shpesh. Duhet të tregohemi të zotë të mos e lojojmë, nëse do të luajë. Do vijë edhe hera e patë në të cilën nuk do të na bëjë gol...", përfundoi Allegri.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI