Flash

F1/ Anullohen provat, Hamilton tallet: "Të paktën mund të barazohem me Game of Thrones"

Lapsi.al 26 April 2019
F1/ Anullohen provat, Hamilton tallet: "Të paktën mund të
Shpërthen ironia në rrjetet sociale për pilotin britanik të Formula 1, Lewis Hamilton, pas anullimit të Provave të Lira 1 për motive sigurie. Piloti anglez i Mercedes e ka marrë me filozofi. Kampioni i botës ka bërë shaka me postimet e tij në Instagram pas anullimit të garave të programuara për sot në Baku: "Si është e mundur që nuk i kishin kontrolluar të gjithë kapakët - ka shkruar piloti i Mercedes pas incidentit të paprecedent të Williams të Russell - Në rregull, kjo do të më japë kohë më shumë për tu barazuar me Game of Thrones...". Situata surreale ndodhi në raundin e parë të provave të lira në GP të Azerbaixhan: sesioni është anulluar për motive sigurie, pasi Williams i George Russell ka takuar fundin kundër një kapaku që ishte ngritur në pistë. Makina është cuar në box pasi kishte lëshuar mbetje dhe vaj mbi asfalt, por drejtuesit e garës zgjodhën që provat të mos vazhdonin, për ta patur mundësinë të kontrollonin të gjithë sipërfaqen e cirkuitit.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI