Flash

Pogba akord me Real: largimi nga United i pashmangshëm

Lapsi.al 27 April 2019
Pogba akord me Real: largimi nga United i pashmangshëm

Divorci mes Paul Pogba e Manchester United është një hipotezë më shumë se konkrete. Ashtu si raporton 'As', mesfushori francez i ka kërkuar klubit anglez rrugë të lirë për shitjen tek Real Madrid, me të cilët ka një akord paraprak për një kontratë prej 12 milionë euro në sezon. Dëshira e ish-lojtarit të Juventus, nën kontratë me Red Devils deri në 2021, është ajo të punojë me teknikun Zinedine Zidane, drejt të cilit ka shprehur gjithnjë fjalë vlerësuese e admirimi.

Për më tepër, edhe vetë tekniku, sheh tek Pogba lojtarin rreth të cilit të ndërtojë një cikël fitues. Tratativa në cdo rast nuk paraqitet e thjeshtë. Red Devils nuk kanë ndërmend të bëjnë ulje për Blancos e vazhdojnë të pozicionohen se Pogba nuk do të lëvizë për më pak se 150 milionë euro. Një rol deciziv, mund të ketë Gareth Bale. Uellsiani kërkon të largohet nga madrilenët e mund të futet në tratativë si pjesë këmbimi teknike.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI