Flash

Video/ Premier League: Liverpool, shuplakë titulli ndaj Huddersfield: City -2 por me një ndeshje më pak

Lapsi.al 26 April 2019
Video/ Premier League: Liverpool, shuplakë titulli ndaj Huddersfield: City

Liverpool nis sprintin e fuqishëm në javët e mbetura të Premier League, duke kryer parakalimin e panumërt përballë Manchester City, në renditjen e Premier League, por skuadra e Guardiolës ka ndeshjen e saj për të luajtur, që mund ta kthejë sërisht në vendin e parë, kur kanë mbetur edhe tre javë deri në fund të kampionatit (dy për Reds).

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/vo/vonp.mp4

Në ndeshjen e parakohshme të javës së 36, në Anfield Road Liverpool shkatërron 5-0 Huddersfield, që kishte rënë nga kategoria ndërkohë. Reds kishin nevojë për të mbyllur sa më shpejt historinë, për të mos e komplikuar me kalimin e minutave dhe e bën duke e nisur praktikisht ndeshjen në avantazh, pas golit të Keita pas 14 sekondash lojë.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/ql/QLK4.mp4

Ndeshja e Huddersfield mbaron ende pa filluar, sepse tashmë miqtë janë nën goditjet e vazhdueshme të skuadrës së Merseyside, që nuk vonohet as të sigurojë rezultatin me golin e Sadio Mané në minutën e 23'. Klopp nuk ndryshon pothuaj asgjë në formacionin e tij: modul loje e njerëz, pavarësisht intensitetit të ndeshjeve, ndoshta duke kërkuar një sakrificë në muajin e fundit, që sheh Liverpool në gjysëmfinale të Champions përballë Barcelonës dhe në garë të ethshme për titullin e munguar në Premier League me Citizens.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/7l/7lgr.mp4

Mohamed Salah shënon golin e tretë para se skuadrat të shkonin në pushim, duke hedhur poshtë cdo aludim për pakënaqësi në raportin e tij me teknikun gjerman. Madje, pasi Mane shënoi dygolëshin personal në minutën e 66, egjiptiani e imitoi në minutën e 83, duke realizuar edhe ai golin e dytë personal në këtë ndeshje. Një duel i bukur mes Salah dhe senegalezit, që reflektohet edhe në renditjen e golashënuesve me egjiptianin që tani udhëheq klasifikimin: 21 me 20.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/5l/5ly0.mp4

Liverpool ngjitet tashmë në kuotën e 91 pikëve e parakalon Manchester City në krye të renditjes: Guardiola është -2 por ka një ndeshje më pak.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/qn/qnG0.mp4

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI