Flash

Video/ 'Dush i ftohtë' për Allegri: lojtarët 'hakmerren' me trajnerin e Juventus

Lapsi.al 27 April 2019
Video/ 'Dush i ftohtë' për Allegri: lojtarët

Massimiliano Allegri ndoshta ka ndjerë rezerva në fitoren e titullit të tetë kampion radhazi nga Juventus (i pesti për teknikun), ende nën efektin e dëshpërimit për eleminimin e papritur në cerekfinale të Champions League përballë Ajax. Kjo disfatë e bëri të paqartë të ardhmen e tij në Torino, por jo për lojtarët bardhezinj që kanë festuar në mënyrën e tyre, duke u hakmarrë për gjithë lodhjen që i ka shkaktuar Allegri gjatë sezonit.

E pikërisht pas fitores me Fiorentinën, kur Juventus zyrtarizoi edhe matematikisht titullin kampion në Serie A, grupi i të besuarve të teknikut livornez e ka tradhëtuar Allegrin, duke i punuar një rreng të publikuar në video nga Sky Sport, që nëse do të kishte pasur një titull, do të ishte: "Hakmarrje e ftohtë në Allianz”.

Chiellini, Bonucci, Matuidi dhe Pjanic nuk hezituan të rrëmbejnë trajnerin nga dhomat e zhveshjes dhe të hedhin me duart e tyre në pishinën e fizioterapisë.

https://www.facebook.com/SkySport/videos/301259614107039/

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI