Flash

Bylis merr matematikën: një Superiore me ballshiotët e Vllazninë, pa Kamzën e....

Lapsi.al 27 April 2019
Bylis merr matematikën: një Superiore me ballshiotët e

Nuk është mbyllur ende sezoni aktual, por pazëlli i mozaikut për edicionin e ardhshëm po formohet e mbetet për të mësuar edhe një emër, natyrisht përsa i përket formatit dhe jo objektivave të ndryshme të klubeve. Bylis është skuadra e fundit që ka fituar të drejtën e ngjitjes në Superiore për sezonin e ardhshëm, duke marrë tashmë edhe matematikën, pas barazimit të Besës në Lushnje: tetë pikë diferencë tashmë me dy ndeshje për të luajtur.

Një Superiore me emra më të rëndësishëm, duke parë se bashkë me ballshiotët, më herët ishte Vllaznia që kishte fituar matamatikisht të drejtën për tu përfaqësuar në kampionatin elitar të futbollit, duke dominuar Grupin A të Kategorisë së Parë. Për skuadrën e presidentit Besnik Kapllanaj, një rikthim i pritur, pas kryesimit gjatë sezonit të rregullt dhe play off në Grupit B, e cimentuar me fitoren në Kavajë, në fushën e kundërshtarit direkt për promocionin dhe e kurorëzuar me ndalesën e verdhezinjve të coroditur në Roza Haxhiu.

Bylis e Vllaznia marrin kështu vendet e dy skuadrave që do të zbresin nga Superioria në Kategorinë e Parë, edhe të Dytë në këtë rast, me Kamzën të përjashtuar pas incidenteve në ndeshjen me Lacin, ku tifozët e presidenti Qarri goditën arbitrin Eldorian Hamiti, që akordoi një penallti në fundin e ndeshjes për kundërshtarët. Tani mbetet për të parë se cili mes Kastriotit, Tiranës e Luftëtarit do të largohet nga elita e futbollit, me krutanët që janë në vendin e parafundit, por që më fitoren në tavolinë, pikërisht kundër kamzalinjve të përjashtuar, kanë vënë në paqartësi bardheblutë e gjirokastritët që do të luajnë mes tyre, në një ndeshje që do të vendosë shumë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI