Flash

Video/ Starova ‘prishës feste’: Partizani-Laçi vendoset nga dy penallti

Lapsi.al 27 April 2019
Video/ Starova ‘prishës feste’: Partizani-Laçi vendoset

Partizani ka ngadalësuar hapin, duke i dhënë një tjetër shans Kukësit për t’i frikësuar në pesë javët e mbetura të kampionatit, pas barazimit 1-1 me Laçin, i dyti radhazi për të kuqtë. Sulejman Starova, në të parën si kundërshtar në kryeqytet, gati e përmbushi misionin, në një ndeshje me dy fytyra, e të vendosur me dy penallti. Gega mund ti gëzohet kthimit të Telushit me gol pas dy muajsh inaktivitet për shkak të ndërhyrjes kirugjikale në mushkëri, por duhet të shqetësohet për një lloj vetëkënaqësie të skuadrës, që ka harruar cinizmin që e solli deri këtu, duke rrezikuar ti japë një shans që nuk duhet bluve ndjekës.

Dëshira e kurbinasve për tiu afruar Europës ishte mjaftueshëm motivuese për bardhezinjtë që nisin me marsh të lartë, duke frikësuar prapavijën e Gegës pas vetëm tre minutash, e mbajtur në lojë nga ndërhyrja energjike e Hoxhës, që ndaloi 2 herë tentativat e Shtubinës e Domgjonit. Partizani është befasuar nga starti i fortë i kundërshtarëve dhe lejon inisiativën e Lacit, pa mundur të bëjë shumë rezistencë. E në fakt të kuqtë vuajnë të gjejnë hapësira dhe mundësinë e parë e krijuan me një mbrojtës, si Ibrahimi, edhe atë nga distanca. Kurbinasit e dominojnë fushën dhe me Lushkjan e Xhixhën sprovojnë mbrojtjen e Gegës, duke detyruar edhe një si Hoxha të gabojë. Kontakti mes portierit dhe Xhixhës në të 21 është penallti për arbitrin Sino dhe nga pika e bardhë nuk është nga ata që gabon Shtubina. Një avantazh krejtësisht i merituar i bardhezinjve, që këtë sezon ia kanë bërë jetën të vështirë Partizanit, por njëkohësisht një avantazh që zgjon kryesuesit, që kujtohen të luajnë si të tillë.

Mundësi e cuar dëm nga Mensah në fundin e pjesës së parëe do të ishte më e lehtë nëse në dhomat e zhveshjes Gega do të kishte shkuar në barazim. Bëri më të vështirën sulmuesi, e sikur të mos mjaftojë, Asani e të tjerët duhet të bëjnë llogaritë edhe me Selmanin, reflektiv në të 49′ portieri i Lacit. Të kuqtë këmbëngulin tani për barazimin dhe e kanë potencialin për ta bërë, por lënë hapësira pak më tepër se cduhet, duke i dhënë Toros shansin ti frikësojë në të 58′ e Okpotusë 12 minuta më pas. Sulmuesi bardhezi i shkoi pranë një goli spektakolar nga mesi i fushës, duke ndërgjegjësuar Partizanin për kujdes prapa dhe kohën që po kalonte. Cinari, Telushi e Hebaj i dhanë impaktin e duhur skuadrës, por Trashi në të 73 e Cinari 60 sekonda më vonë nuk arritën të bënin keq, deri në minutën e 82 kur Mersinaj shkakton faull për penallti për Sinon, por jo për Starovën e kurbinasit që pretendojnë se ndërhyrja është bërë jashtë zone. I ftohtë nga pika e bardhë Telushim që barazon shifrat, në një ndeshje që në fund Partizani edhe mund ta kishte fituar. Akrobacia e Cinarit është për tu parë e riparë, por Laci humbi mendjen në inatin e penalltisë së kontestuar, duke rrezikuar të lëshonte nga duart një ndeshje, ku të paktën meritonte pikën.

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI