Flash

Video / Spektakël i Ronaldo dhe Nainggolan, mbyllet 1-1 derbi i Italisë

Lapsi.al 27 April 2019
Video / Spektakël i Ronaldo dhe Nainggolan, mbyllet 1-1 derbi i

Inter-Juventus ka përfunduar me barazim 1-1 në kuadër të javës së 34-ët të Serie A. Zikaltrit e Spalletti-t luajtën një pjesë të parë shumë të mirë duke gjetur golin e avatanzhit që në minutën e 7' me një të djathtë të bukur të Nainggolan që befason Szczesny. Ky ishte i vetmi moment i keq për portierin polak që rifiton pozitat duke shpëtuar kuadratin bardhezi ndaj goditjeve të Icardi dhe De Vrij. Ndërsa në pjesën e dytë, Juventus shfaqet më agresiv dhe gjen baraizmin me të zakonshmin Cristiano Ronaldo. Ylli portugez shënon një supergol në minutën e 62' duke vulosur dhe krejt takimin.  Inter doli me vetëm një pikë nga kjo supersfidë, gjithsesi shumë e vlefshme në kuadër të kualifikimit për Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm. Aktualisht zikaltrit numërojnë 62 pikë në vendin e tretë të Serie A, katër më shumë se Roma ndjekëse.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI