Flash

Ngjarja e turpshme, tifozët e Schalke pro-atentatorit: Bartra i tërbuar, "E papranueshme dhe e trishtë"

Lapsi.al 28 April 2019
Ngjarja e turpshme, tifozët e Schalke pro-atentatorit: Bartra i
Episod i turpshëm në Bundesliga gjatë derbit të Ruhr mes Borussia Dortmund e Schalke 04. Disa tifozë miq kanë shpalosur një banderolë për të kërkuar lirimin e Sergei W., njeriut që në prillin e dy viteve më parë, para gjysëmfinales së Champions League mes verdhezinjve e Monaco, bëri atentat me bomba kundër autobusit të gjermanëve. Pikërisht në 11 prill të 2017 Sergej Wenergord vendosi bomba artizanale në rrugën që do të conte Dortmund në stadium, duke plagosur mbrojtësin Marc Bartra, tani tek Betis Siviglia, e një polic. Atentatori është dënuar me 14 vjet burg. Një ngjarje tragjikë që tronditi gjithë botën, e për këtë arsye parrulla e ultrasve të Schalke ka krijuar indinjim të madh jo vetëm në Gjermani. Ndër të parët që shfaqi disaprovimin e tij është vetë Marc Bartra, që i ofenduar ka komentuar atë që ndodhi me një postim në Twitter: "E patolerueshme, e papranueshme e trishtë. Shpresoj që autoritetet kompentente të marrin masat e nevojshme për këtë ngjarje. Dicka është rivaliteti në futboll e krejt tjetër është të kërkosh lirimin e për dikë që luajti me jetën e 28 personave" ka shkruar ish-mbrojtësi i Dortmund.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI