Flash

Video/ Sherr në transmetim direkt - Allegri debat i egër me Adani: "Nuk kupton nga futbolli, qepe"

Lapsi.al 28 April 2019
Video/ Sherr në transmetim direkt - Allegri debat i egër me Adani:

Mes Massimiliano Allegri e Lele Adani gjërat nuk shkojnë mirë dhe të dy janë përplasur përsëri: pas ndeshjes Inter-Juve tekniku bardhezi e ish-mbrojtësi zikaltër janë zënë në transmetim direkt në Sky. "Jeni të gjithë teoricienë, edhe ti që lexon librat e nga futbolli nuk kupton fare. Nuk ke bërë kurrë trajnerin, rri aty prapa e nuk di asgjë, sepse të bësh trajnerin është krejt tjetër gjë".

Gjakrat të ndezura me opinionistin që ka provuar ta ndalojë, por Max vazhdoi edhe më egër: "Tani flas unë, sepse po flet me një trajner që ka fituar gjashtë kampionate. Flas unë e ti qepe!". Në këtë pikë ka reaguar edhe Adani: "Qepe thuaji vëllait tënd. Flasim për teoritë e basketbollit: përse LeBron James nuk shkoi në playoff pavarsisht se është lojtari më i mirë?". Natyrisht një teori që Allegri nuk kishte ndërmend ta dëgjonte nga San Siro, duke hequr mikrofonin e duke braktisur lidhjen me studion, përpara se të dëgjonte komentin sarkastik të ish-futbollistit: "Njësoj si vitin e kaluar...".

https://www.youtube.com/watch?v=zJOirptDXyg

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI