Flash

Video/ Neymar humb finalen dhe mendjen: godet tifozin në stadium

Lapsi.al 28 April 2019
Video/ Neymar humb finalen dhe mendjen: godet tifozin në stadium
Të pranosh humbjen nuk është e thjeshtë, sidomos kur je një lojtar i madh me skuadrën favorite dhe del i mundur në finalen e Kupës së Francës, duke i dhënë pamje edhe më zhgënjyese sezonit të Paris Saint-Germain. Neymar nuk e ka përballuar ironinë dhe presionin, duke lëshuar një goditje ndaj një tifozi në tribunë, në kohën kur po ngjitej për të marrë medaljen e finalistit. Për brazilianin nuk janë kohë të mira dhe pasi rikuperoi dëmtimin që e la jashtë në pjesën më delikate të sezonit, mund të marrë një skualifikim shembullor. Pamjet e publikuara pas ndeshjen e tregojnë qartë O'Ney duke goditur tifozin në tribunë. PSG i Thomas Tuchel coi dëm avantazhin e dy golave në finalen e Kupës, të shënuar nga Dani Alves dhe Neymar, duke i lejuar Rennes të rikuperonte me autogolin e Kimpembe dhe golin e Mexer. Në kohën shtesë PSG humbi edhe Kylian Mbappe të ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 118-të, pas ndërhyrjes ndaj Damien da Silva, ndërsa tek penalltitë Nkunku dështoi të shënonte, duke i dorëzuar Rennes trofeun e Kupës së Francës.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI