Flash

Tifozët e Napolit kundër De Laurentiis: nuk shpëton as Ancelotti

Lapsi.al 28 April 2019
Tifozët e Napolit kundër De Laurentiis: nuk shpëton as Ancelotti

Nerva të tendosura në shtëpinë e Napolit, ku vendi i dytë sic duket nuk ka kënaqur askënd. Në Piazza del Plebiscito është shfaqur një mesazh kundër presidentit të klubit dhe teknikut. "Carletto i përzgjedhuri i fundit për t'i tallur të gjithë pa një projekt të vërtetë", shkruhet në një parrullë të vendosur natën nga disa ultras napoletanë në vendin simbol të qytetit. E njëjta parrullë është vendosur më pas në via Marina, në një nga muret që ndan rrugën nga zona portuale e Napolit, e me pjesën e jashtme të San Paolo.

Që në vigjilje të sfidës së Europa League me Arsenal, ishin shfaqur banderola me shkrimet "Pretendojmë Kupën Uefa" të cilës Ancelotti iu përgjigj në konferencë për shtyp se është gabim të "pretendosh" por se ai dhe skuadra garantonin impenjim maksimal.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI