Flash

Akuza e fortë e Berishës: Fatos Klosi organizoi vrasjen e ish-ministrit të Kosovës

Lapsi.al 25 April 2019
Akuza e fortë e Berishës: Fatos Klosi organizoi vrasjen e

Në një intervistë që ka dhënë për “Bota Sot” ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit, ish-ministër i mbrojtjes së Kosovës në 21 shtator 1998 në Tiranë. Për këtë Berisha akuzon ish-kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror Fatos Klosi.

"Vrasjen e Ahmet Krasniqit e ka organizuar kreu i Shërbimit Informativ Shqiptar Kombëtar, Fatos Klosi. Kjo është 100% e sigurt. Ahmet Krasniqi shoqërohej me oficerë të SHIK-ut, por me një urdhër nga ky (Klosi) një natë më herët iu morën armët.

Ahmet Krasniqi, u vra te dera e shtëpisë ku e kishte strehuar shteti shqiptar. Kështu që ajo ishte një vrasje. Se cili ishte ai që shkrehu karikatorin nuk e di, por në qoftë se ka një gjë që duhet ta hetojë Gjykata e Hagës, mendoj se është kjo.

Pse? Sepse gjithçka është organizuar nëpërmjet këtij personi. Jepen motive të ndryshme, por motivi më i besueshëm, një porosi serbe për këtë punë. U shfrytëzua një moment turbullire këtu, një javë pas vrasjes së Azem Hajdarit dhe vranë një njeri të shkëlqyer.

Unë e kam njohur atë, e kam takuar disa herë. Ai ishte një burrë fisnik, një njeri i cili tek unë kishte ardhur, me të vetmen kërkesë: “Na ndihmo të pajtohemi njëri me tjetrin, se ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me të gjithë dhe të kemi një front të përbashkët kundër Serbisë”.

Këto ishin kërkesat e tij, një njeri fjalë pak, njeri punë shumë dhe që e eliminuan. Mbrapa, për fat të keq jam përpjekur, por problemi ishte se prokurorin e kishte Partia Socialiste, nga Dhori Sallaku te Ina Rama, të cilët në mënyrë absolute kishin një mision që të mbulonin krimet e Partisë Socialiste, të kryera në Shqipëri. Kjo është e vërteta për Ahmet Krasniqin", - është shprehur Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vuçiç çon në Kinë çështjen e Kosovës

Çështja e dialogut me Kosovën dhe bashkëpunimi ekonomik mes Serbisë dhe Kinës ishin temat kryesore të takimit që presidenti kinez Shi Xhinping dhe homologu i ti...

19:40

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI