Flash

Vuçiç çon në Kinë çështjen e Kosovës

Lapsi.al 25 April 2019
Vuçiç çon në Kinë çështjen e

Çështja e dialogut me Kosovën dhe bashkëpunimi ekonomik mes Serbisë dhe Kinës ishin temat kryesore të takimit që presidenti kinez Shi Xhinping dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiç, patën të enjten në Pekin.

Takimi i dy liderëve në pallatin presidencial i parapriu nisjes së forumit treditor ndërkombëtar "Një Brez, Një Rrugë", ku shtetet pjesëmarrëse janë përkushtuar të forcojnë më tej partneritetin me palën kineze.

Nga mediet vendëse mësohet se përpara firmosjes së një sërë marrëveshjeve ekonomike dypalëshe, presidenti Vuçiç e shfrytëzoi konsultën me homologun e tij kinez për të parashtruar edhe një herë shqetësimet rreth konfliktit Kosovë-Serbi apo taksës ndaj produkteve serbe e cila ka ndërprerë bisedimet mes tyre.

Pas takimit, Vuçiç deklaroi se ai gjeti mirëkuptimin e homologut të tij Shi Xhinping ndërsa shtoi se qëndrimet e tij do t'i ndajë ditën e nesërme edhe me presidentin rus, Vladimir Putin.

Takimet me dy liderët e fuqishëm lindorë të cilët vazhdimisht kanë mbajtur anën e Beogradit sa herë problematika Kosovë-Serbi është ngritur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, vjen përpara samitit që mbahet ditën e hënë në Berlin.

Edhe në këtë mbledhje të liderëve të Ballkanit është raportuar se Kosova do të jetë temë kyç e diskutimeve, por si Prishtina, edhe Beogradi janë pak optimistë për ndonjë arritje të caktuar.

Pala serbe e ka bërë të qartë se shfuqizimi i taksës maksimaliste mbetet një vijë e kuqë për vijimin e çdo negociate, ndërsa në Prishtinë kreu i qeverisë, Ramush Haradinaj, edhe një ditë më parë përsëriti se qëndrimi i tij për taksën nuk ndryshon.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI