Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Jazz-it, me datë 30 prill 2019, zhvillohet edicioni i katërt i Swing Marathon, një maratonë e muzikës jazz, që nis në Tiranë dhe përfundon në Shkodër, organizuar nga Hemingway Fan Club Albania. Swing Marathon është konceptuar si një maratonë e vërtetë muzike, 12 orë muzikë live swing non stop, nën tingujt e muzikës, të vallëzimeve të balerinëve dhe ngjyrave të viteve ’40 – ‘50.
Udhëtimi zë fill në Tiranë dhe vazhdon drejt qytetit të Shkodrës, me tren. 4 orë e 30 minuta në një mjet transporti pothuaj të harruar në Shqipëri, që merr jetë mbi shinat e hekurudhës së vjetër, të inaguruar në vitin 1947.
Maratonamakët dhe të pasionuarit e kësaj muzike, mbi 500 pjesëmarrës, do të nisen në një aventurë që do t’i shpjerë pas në kohë dhe në zbulim të bukurive të mrekullueshme të natyrës shqiptare, që hasen gjatë këtij udhëtimi. E gjitha kjo nën shoqërinë e muzikës live të interpretuar nga 18 muzikantë që do të vijnë nga Italia, Gjermania, Anglia të
zhanrit swing e që do të shoqërohen nga 10 balerinë lindi hop, të ardhur nga Shqipëria dhe vende të tjera të Europës. Festa do të vijojë jo vetëm në tren, por edhe në rrugicat e bukura shkodrane, te kafja e madhe dhe në Teatrin Migjeni, ku do mbahet koncerti që finalizon këtë maratonë energjie dhe ngjyrash, në një spektakël unik në formën e tij. E, sipas traditës të krijuar tashmë, gjithë publiku do të ngjitet në skenë dhe do të vallëzojë nën ritmet dehëse të muzikës swing.
Hemingway Fan Club Albania
Swing Marathon
Adresa: Rr. Kont Urani, godina 2-katëshe, kati përdhe, nr. 2, Tirana
Cel: 00355 69 2130007
web: http://www.hemingway.al
E-mail: [email protected]
https://www.facebook.com/hemingwayfanclubalbania
insta:hemingwaytirana
https://www.youtube.com/watch?v=RVTpWtssrpY