Flash

Raporti i KLSH: Situatat e emergjencave menaxhohen në mënyrë paradoksale

Lapsi.al 25 April 2019
Raporti i KLSH: Situatat e emergjencave menaxhohen në mënyrë

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar një sërë problematikash përsa i përket menaxhimit të emergjencave në vend. Në raportin për vitin 2018 theksohet se përmbytjet janë një ndër problemet më të shpeshta me të cilat përballet Shqipëria ndërsa Sistemi për menaxhimin e fatkeqësive dhe riskut të përmbytjeve rezulton me boshllëqe dhe kapacitet të limituar në përgjigje të përmbytjeve. Lidhur me auditimet e fondeve për katastrofa KLSH ka organizuar një aktivitet me institucione nga vende të ndryshme të Evropës

Emergjencat Civile në Shqipëri menaxhohen në mënyrë paradoksale. Ky është përfundimi i raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2018. Janë një sërë problematikash të cilat ngrihen duke nisur që nga planifikimi i fondeve në buxhet.

KLSH konstaton parregullsi që lidhen me procesin e planifikimit dhe ekzekutimit të fondeve për parandalimin dhe përballimin e emergjencave civile si: mos regjistrimi në një regjistër të dedikuar i gjithë kërkesave të njësive vendore për dëmshpërblimin e familjeve të dëmtuara; mungesa e monitorimit dhe kontrollit mbi mënyrën dhe shpërndarjen e fondit si dhe mungesa e informacionit për shumat financiare të shpërndara familjeve të dëmtuara nga fatkeqësitë natyrore; planifikime jo të drejtë që kanë çuar në vonesa mbi 2 vite në ekzekutimin e ndihmave.

Sipas Kontrollit të Lartë të shtetit mungon totalisht bashkëpunimi midis institucioneve për parandalimin e emergjencave. Ndërsa përmbytjet janë fatkeqësia natyrore më e përsëritur në Shqipëri KLSH thekson se Sistemi për menaxhimin e fatkeqësive dhe riskut të përmbytjeve ka boshllëqe dhe mungesë në informacion. Kontrolli i Lartë i shtetit kërkon që mbrojtja nga përmbytjet të konceptohet si një sistem me masa afatgjata të planifikuara të paktën për 10-15 vjet.

Lidhur me auditimin e fondeve që lidhen me fatkeqësitë natyrore Kontrolli Lartë i Shtetit organizoi një aktivitet ku morën pjesë drejtues të institucioneve audituese nga një sërë vendesh në Evropë.

"Është shume e rëndësishme qe bashkëpunimi me institucionet te jete efektiv në parandalimin e fatkeqësive natyrore. Përgatitja nuk është e lehte dhe është e nevojshme te bashkëpunojmë dhe performojmë në grup."

Kontrolli i Lartë i Shtetit përfshin ndryshimet në kuadrin ligjor, teknik, financiar, dhe shkencor duke përcaktuar përgjegjësitë dhe përforcimin e kapaciteteve të institucioneve përgjegjëse.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI