Flash

Si zgërdhihet opozita e re me batutat e Ramës për Lulin, Saliun dhe Monikën (foto)

Lapsi.al 25 April 2019
Si zgërdhihet opozita e re me batutat e Ramës për Lulin, Saliun

Me fjalimet e tij alla Fidel Kastro në kuvend, Edi Rama nuk ka korrur sukses vetëm në radhët e deputetëve të PS, por edhe mes atyre të opozitës së re. Ndërsa kryeministri tallej me filxhanin e Monikës, me Lulin me xhepat plot, me Patozin që e ka futur në lojë Saliu, me shqetësimet e Fatmir Mediut për mbijetesën e partive fantazëm, shkulma të mëdha gazi kanë shpërthyer mes përfaqësuesve të rilindjes.

Por e çuditshme është se si kamera e ERTV ka fiksuar duke u zgërdhirë me pathos edhe pjestarët e opozitës së re, të cilët janë betuar në kuvend për të luftuar me këtë qeveri. Ndërsa njëri nga deputetët ishte gati të shkrihej gazit si karamele, humori i Ramës ishte aq i hollë sa me gjithë përmbajtjen, nuk e la pa qeshur as vetë heroikun, Myslim Murrizi. E vetmja që ka ruajtur seriozitetin qe Rudina Hajdari, e cila u ngrit të replikotme me Ramën duke deklaruar se zgjedhjet e 2017 ishin të rregullta dhe parlamenti dhe qeveria janë legjitimë. 

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI