Flash

Trafikonin drogë dhe armë, dy të rinj në pranga

Lapsi.al 25 April 2019
Trafikonin drogë dhe armë, dy të rinj në pranga

Dy persona kanë rënë sot në prangat e policisë në Pogradec për trafikim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje. Sipas policisë, bëhet fjalë për shtetasit A.P 37 vjeç dhe J.P 25 vjeç, ndaj të cilëve sipas policisë është ndjekur një metodë speciale hetimi.

Ndër të tjera, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri tip automatik, tre krehëra me 34 copë fishekë.

“Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A.P, 37 vjeç dhe J.P, 25 vjeç, banues në fshatin Buçimas, (të dy me precedent të mëparshëm penal, në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve si dhe armëmbajtjes pa leje). Pas një pune hetimore të ndjekur me metoda speciale hetimi, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë, këtyre shtetasve iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri tip automatik, si dhe tre krëhëra me 34 copë fishekë luftarak, të cilat i posedonin pa leje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit” kryer në bashkëpunim.”- njofton policia.

Të këshilluara

Prokurori Staka ndërpret garën për SPAK

Prokurori Vatë Staka është tërhequr nga gara për SPAK për shkak të emërimit si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Kështu ka njoftuar Komisioni i Posaçë...

10:55

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI