Flash

Prokurori Staka ndërpret garën për SPAK

Lapsi.al 25 April 2019
Prokurori Staka ndërpret garën për SPAK

Prokurori Vatë Staka është tërhequr nga gara për SPAK për shkak të emërimit si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Kështu ka njoftuar Komisioni i Posaçëm për vlerësimin e kandidateve për SPAK në mbledhjen e sotme të KLP.

Gjithashtu në mbledhjen e sotme janë miratuar me shumicë votash projekt-aktet të vlerësimit në kuadër të rivlerësimit kalimtar për prokurorët, subjekt rivlerësimi Edvin Kondili dhe Arben Qosja.

Janë bërë verifikime të hollësishme për të kaluar këto subjekte në vetting. Një kopje e këtij raporti i dërgohet menjëherë KPK dhe ONM.

Po kështu është miratuar me shumicë votash projekt buxheti afatmesëm i KLP për periudhën 2020-2022 hartuar nga Komisioni i Planifikimit Strategjik i Administrimit dhe Buxhetit i KLP.

Ndër të tjera KLP ka miratuar me shumicë votash projekt-vendimin për mbarimin e statusit të prokurorit Apostol Prifti për efekt të mbushjes së moshës për pension pleqërie.

Komisioni i Posaçëm për vlerësimin e kandidatëve për SPAK informoi Këshillin për rastin e prokurorit Maksim Sota, kandidat për SPAK, i cili për arsye familjare nuk ka pasur mundësi të dorëzojë pranë Komisionit të Posaçëm, aktet e dosjes personale për vlerësimin e aktivitetit të tij profesional. Këshilli vendosi të kontaktojë me z. Sota për t’u informuar nëse në këto kushte, ai do të vazhdojë garën.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI