Flash

Kërcënon Balla: Kush tenton të prishë zgjedhjet do të dënohet deri në 8 vite burg

Lapsi.al 25 April 2019
Kërcënon Balla: Kush tenton të prishë zgjedhjet do të

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është shprehur se duhen marrë masa ndaj shitblerjes së votave, gjithashtu dhe ndaj personave që do të tentojnë të prishin zgjedhjet.

“Për të përfunduar një reformë tërësore të kodit zgjedhor, duke adresuar plotësisht të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe duke hulumtuar të gjitha mundësitë për të identifikuar një sistem zgjedhor që sigurisht duhet të kalojë përmes konsensusit dhe të ketë një diskutim të hapur mes gjithë aktorëve në Kuvend. Nuk kishim asnjë kusht për reformën as me paraardhësit tuaj. Iu kisha thënë merrni një letër të bardhë, shkruajeni si të doni, ne do ta miratojmë sepse është e rëndësishme të kemi zgjedhje me standarde. Jam i sigurt se zgjedhjet e 30 qershorit do të jenë të mira e me standarde. Përshëndes 42 partitë që janë regjistruar. Ne duhet të fillojmë punën për të ashpërsuar dënimet për shitblerjen e votave.

LSI ka damkën më të turpshme të blerjes së votës në Shqipëri. Më vjen shumë mirë që nga lista e kandidatëve të LSI kërkohet bashkëpunim për të këtë gjë”, deklaroi Balla.

Sipas tij, kush hakërrehet se në Shqipëri nuk do të zhvillohen zgjedhje, duhet ta dijë se nuk ka më budallenj që futen në burg për Sali Berishën apo Bashën. “Kush guxon të dëmtojë material zgjedhor thotë kodi penal, dënohet me burgim nga 6 muaj deri në 8 vjet. Kur ka sjellë pasoja të rënda në mbarëvajtjen e zgjedhjeve dënohet nga 3 deri në 8 vjet. Nuk ka më budallenj që të dëgjojnë Lulin ose Monikën”, tha ai.

Të këshilluara

Prokurori Staka ndërpret garën për SPAK

Prokurori Vatë Staka është tërhequr nga gara për SPAK për shkak të emërimit si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Kështu ka njoftuar Komisioni i Posaçë...

10:55

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI