Kapet tjetër ngarkesë me drogë në kufirin greko-shqiptar. Disa persona janë pikasur duke transportuar në këmbë disa çanta në një zonë pyjore në Kriovrisi, Igumenicë.
Gjatë ndjekjes u arrit kapja dhe arrestimi i tre prej tyre, shqiptarë të moshave 26 dhe 29 vjeç. Brenda në çanta janë gjetur dhe sekuestruar 113 pako me 122 kg e 700 gram marijuanë.