Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit prishi sot me shpërthim të kontrolluar njw pallat në Çorovodë.
Mësohet se për këtë operacion, u përdorën 30 kilogramë lëndë eksplozive tritol që u vendosën në 1500 në trupin e objektit.
Objekti në fjalë, sipas IKMT-së, paraqiste rrezikshmëri për shkak të amortizimit. Për shembjen e tij ka pasur një vendim edhe nga bashkia Poliçan dhe një kërkesë për mbështetje nga Enti Kombëtar i Banesave.
Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Entit të Banesave, Stefan Çipa është shprehur se, pallati duhet të asgjesohej patjetër pasi përbënte rrezik për jetë e banorëve të lagjes. Sipas Çipës, për këtë shpërthim ishin marrë të gjitha masat e nevojshme dhe ishin bërë studimet gjeologjike.
IKMT në bashkëpunim edhe me forcat e rendit morën masa që ky aksion të përfundojë me sukses dhe pa rrezik për qytetarët, apo pronat që ndodhen në afërsi të objektit.
https://www.youtube.com/watch?v=XEPxmUi_r-8&feature=youtu.be