Policia e Himarës u erdhi në ndihmë dy turistëve të huaj të cilët kishin humbur në një zonë të thellë të Himarës. Dy turistë belgë kishin telefonuar policinë dje rreth orës 15:30 për ndihmë pasi kishin humbur në një zonë të thellë malore të Himarës.
15 policë u vunë në kërkim dhe pas 20 orësh i gjetën turistët belgë. Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po transportohen nga policia për në hotel.
[video width="640" height="304" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/04/WhatsApp-Video-2019-04-19-at-12.23.01-PM.mp4"][/video]