Flash

VIDEO/ Ervin Salianji godet me shuplakë Ralf Gjonin pas emisionit në Top Channel

Lapsi.al 19 April 2019
VIDEO/ Ervin Salianji godet me shuplakë Ralf Gjonin pas emisionit në

Ka degjeneruar deri në përplasje fizike debati mes ish-deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji dhe deputetit të LSI-së, Ralf Gjoni pas emisionit “Open” në Top Channel. Gjatë emisionit ata patën një debat të ashpër për çështjen e mandateve. Burime të lapsi.al thanë se në përfundim të emisionit, Gjoni e ka ndjekur nëpër shkalllë Salianjin duke i kërkuar llogari për faktin që i përmendi familjen gjatë debatit LIVE.

“Ore kujt i përmend familjen ti,”- mësohet të ketë bërtitur Gjoni dhe më pas Salianji e ka goditur me shuplakë. Në këtë situatë ka ndërhyrë stafi i televizionit “Top Channel” që ata të ndahen.

Gjithçka nisi pasi ish-deputeti i PD-së, Salianji u shpreh në emision se deputetët e “opozitës së re”, nuk i hyjnë në punë as dreqit, por janë futur në parlament për të marrë një rrogë (video më poshtë. Nga ana tjetër Gjoni është përgjigjur se mënyra se si ish-deputetët duan t’i zgjidhin gjërat është me dhunë, duke kujtuar këtu edhe rastin që vetë atij i hodhën bojë, shumë pranë banesës së tij.

“Mos guxo më të ma kujtosh më atë moment. Unë kam familje, turp të kesh! Nuk bëhet fjalë për bojën, por është agresion fizik ndaj familjes sime nga njerëz që zënë pritë në hyrjen e banesës sime. Mos guxo më Salianji të më përdorësh atë episod kriminal për të më kërcënuar”, - tha Gjoni.

“Unë kam turp që dal në të njëjtin ekran me ty, por çfarë të bëj! Ti je budalla! Ti je aty për të marrë një rrogë dhe kaq. Mos ma trash zërin mua se e ke të hollë” – tha Salianji. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI