Flash

Ka negociata të fshehta Rama-Basha? Berisha thotë se...

Lapsi.al 18 April 2019
Ka negociata të fshehta Rama-Basha? Berisha thotë se...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka refuzuar dhe mohuar në mënyrë kategorike që të ketë një ulje në bisedime me Edi Ramën si kryeministër për të zgjidhur krizën. Gazetarja Mirela Milori iu drejtua Berishës duke i thënë se ka zëra që flasin se kanë hyrë negociatorë për të arritur një marrëveshje. Por për Berishën nuk ka dyshime se të gjithë këto zëra i përhap Rama, që është në panik në rritje.

"Nuk ka negociata. Absolutisht jo. Këto i përhap Edi Rama një sfazuar që ka krijuar shqetësime edhe te të vetët. Nuk ka asnjë grup të Partisë Demokratike në parlament. PD është jashtë atij parlamenti. Ata që kanë marrë këtë vendim janë vetëpërjashtuar nga Partia Demokratike"  - tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI